Muriqi gëzon Immobilen, sulmuesi italian me gjest fantastik për kosovarin

Gol i Muriqit apo autogol, kjo nuk i interesoi aspak Ciro Immobiles.

Ylli italian e pa ndeshjen nga tribunat për shkak se u la pushim nga trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, shkruan Gazeta Olle.

Immobile iu gëzua jashtëzakonisht shumë golit në të cilin kontribut të madh dha kosovari.

Ai nxori telefonin dhe filloi të festonte, duke e publikuar më pas momentin në rrjetin social instagram.

“I madhiiiiiiii Vedat” – shkroi sulmuesi më i mirë italian mbi video, teksa e komentoi golin i emocionuar.