Muriqi do të mungojë disa ndeshje për shkak të lëndimit

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim që do e mbajë jashtë fushave për të paktën 15 ditë, sipas një postimi nga media italiane La Lazio Siamo Noi.

Sulmuesi 26 vjeçar nga Kosova luajti nëntë minuta kundër skuadrës ruse, Zenit në Ligën e Kampionëve pasi u inkuadrua në vend të Immobiles.

Nëntë minuta nuk i mjaftuan që të shënonte gol, por mjaftuan që ai të dëmtohej. Muriqi do mungojë në ndeshjet kundër Udinese dhe Dortmund teksa në dyshim është dhe dueli kundër Spezias.