Muriqi: Besoj që nuk kemi merituar humbjen ndaj Greqisë, por nuk kemi kohë të jemi të dëshpëruar

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë pas ndeshjes me Greqinë që humbja nuk ishte e merituar. Ai e pranon se Kosova nuk krijoi shumë raste si zakonisht, por shton se grekët janë kundërshtar i fortë.

Kosova humbi me rezultat 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Besoj që nuk kemi merituar humbjen edhe pse nuk krijuam shumë raste sic janë mësuar tifozët tanë. Greqia ka qenë kundërshtar i fortë dhe besoj që është më i forti në grupin C. Me gjysmë rasti shënuan gol. Në minutat e fundit kanë qenë disa herë 1 kundër 1. Krijuam aksione. Nuk kemi kohë të jemi të dëshpëruar. Per momentin, pasi humbëm këto ndeshje, besoj që duhet të kemi rezultat të mirë me Irlandën e Veriut”, tha ai.

Tutje ai tregoi edhe për një polemikë që pati me një tifoz në fund të ndeshjes.

Kam larguar veten gjithmonë nga këto polemika. Tifozi thoshte ‘jepe gol, jepe gol’. Por njerëzit duhet të kuptojnë se unë si Vedat Muriqi dhe të tjerët duam të japim gol më shumë se gjithçka. Nganjëherë thjeshtë nuk ke fat dhe nuk mundesh. Reagova, por me profesionalizëm nuk duhet të ketë ndodhur. I kërkoj falje. Nuk e kam fyer apo asgjë. Vetëm i thashë trego respekt”, përfundoi ai.

Rashica: Nuk kemi çfarë të humbim, duhet të fitojmë ndaj Irlandës së Veriut

Sot fillon rrugëtimi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve