Muriç ndëshkohet nga Girona për gabimin në ndeshjen e fundit

Aro Muriç është lënë në stolin e Gironas për takimin e sotëm kundër Real Oviedos, raporton Gazeta Olle.

Aro ishte spektakolar në ndeshjen e fundit të Kosovës, duke pritur madje edhe penallti ndaj Greqisë.

Por, trajneri i skuadrës spanjolle ka vendosur ta lë në stol portierin e ri.

Muriç kështu është ndëshkuar për atë gabimin e famshëm në debutim që i kushtoi Gironas me gol.

Ai do jetë në stol për ndeshjen ndaj Real Oviedos./Gazeta Olle/