Muric: Me apo pa Ibrahimovicin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë

Kosova nesër e zhvillon ndeshjen ndaj Suedisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

Kryetrajneri Bernard Challandes dhe portier Aro Muric janë paraqitur në konferencë për media, shkruan Gazeta Olle.

Aro Muric tha se me apo pa Ibrahimovicin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë.

“Mezi presim ndeshjen me Suedinë. Ata janë skuadër shumë e fortë. Me apo pa Ibrahimovicin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë. Neve na mbetet të bëjmë maksimumin ndaj një skuadre të fortë siç është Suedia”, tha Muric.

Me fillim nga ora 18:00, ekipi zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme. /Gazeta Olle/ 

 

Challandes para ndeshjes me Suedinë: Do të jetë shumë e vështirë për ne

Reja para duelit me Hungarinë: Jemi këtu për të bërë një ndeshje të madhe