Muric ka humbur vendin edhe tek Girona, përsëri në stol

Skuadra spanjolle, Girona do të përballet sonte duke filluar nga ora 19:00 me Malagan.

Në formacionin zyrtar të publikuar nga Girona, shihet se Aro Muric është në bankën rezervë.

Aro Muric kohëve të fundit është duke pasur pak minuta loje me skuadrën spanjolle.

Girona ka nevojë urgjente për pikë për tu këndellur dhe për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Së fundmi, Muric u la rezervë edhe tek Kosova.