Muric flet pas pritjes së penalltisë: Do të ishte më bukur të marrim pikë

Portieri i Kosovës, Aro Muric priti një penallti, shpëtoi disa raste të tjera, por nuk ia doli të mbante të paprekur portën në duelin me Rumaninë.

Ndeshja që u ndërpre për 45 minuta u mbyll me fitoren e rumunëve me reuzltat 2-0.

Muric foli pas ndeshjes për emisionin “Dardanët”, duke thënë se është i zhgënjyer edhe pse e priti penalltinë.

“Ishte e vështirë për ne, nuk e merituam këtë. Nuk jemi të lumtur. Nuk duhej ta lejonim të ndodhtë kështu, duhet të bënim më mirë”.

“Penalltia? Nuk u dorëzuam asnjë moment, luftuam deri në fund. Ishte një pritje e mirë, por do të ishte bukur nëse do të merrnim pikë”.

“Jemi të zhgënjyer, nuk bëmë diferencën me atë pritje”, u shpreh “gardiani” i Kosovës.

Vojvoda: Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari, është e pakuptueshme të ndodh kjo në vitin 2023

Zhegrova shpërthen pas ndeshjes: Duhet të ndryshohen do gjëra të brendshme