Mural në Prishtinë për ish-basketbollistin Edmond Azemi

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë, Adrian Berisha, ka njoftuar për muralin që po i realizohet ish-basketbollistit prishtinas, Edmond Azemi.

Berisha ka shkruar që murali është duke u realizuar nga artistja Kitsune nga Belgjika, në kuadër të projektit “Jepi ngjyrë Prishtinës”.

“Gjenerata jonë e di më së miri se Edo ka bërë histori në basketbollin kosovar, duke fituar të gjitha trofetë e mundshme me Prishtinë. Përdorimi i ngjyrave në hapësira publike nuk është vetëm një akt artistik, përkundrazi, është një formë veprimi politik se si e shohim qytetin tonë”, thuhet në statusin e Berishës.

Gjatë muajit qershor Azemi i ka dhënë fund karrierës së tij si basketbollist.

Përkundër pensionimit, Azemi është emëruar drejtor gjeneral në klubin kryeqytetas.

Sonte nis sezoni i ri në Ligën Premier, La Liga dhe Bundesliga

Televizioni publik i Norvegjisë kërkon falje për skandalin e mbrëmshëm, iu referua Prishtinës si skuadër serbe