Mourinho ndjehet i turpëruar

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka kritikuar tifozët e ekipit që shkaktuan një incident racor në metronë e Parisit, para ndeshjes kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Një grup i mbështetësve e detyruan një person të largohej nga metroja vetëm për shkak të racës së tij.

Dhe, Mourinho i është bashkuar atyre që e dënuan sjelljen e huliganëve.

“Jam ndjerë i turpëruar kur e pash se çfarë ndodhi. Po e përsëris, jam krenar që jam menaxher i Chelseas, dhe e di se çfarë është klubi im. Andaj, ne nuk reflektojmë me atë sjellje”, deklaroi Mourinho për mediat britanike.