Munishi ‘selam’ Shalës e Osmanit (FOTO)

Trajnerit të Hajvalisë, Ismet Munishi, i ka mbetur ‘hatri’ paksa me deklaratat e ish lojtarëve të tij, Labinot Osmani dhe Bashkim Shala para ndeshjes Prishtina – Hajvalia. Munishi i ka falur ata pasi që e di se kush i ka detyruar të flasin.

“Po nime deklaratat e kundërshtarit tregojnë frikën e madhe që kanë para ndeshjes. Ish lojtarëve të mijë, hallall, e di kush ju ka shti, po ju e dini që une këso ndeshje i fitoj”, shkroi Munishi në ‘facebook’ pasi tash e disa ditë ka vendosur të mos flas për media.

Ai i premtoi një tifozi të ri të Hajvalisë se nesër do ta shohin se kush është skuadra e tij.

munishi