Munishi zbulon metodën se si mund të ndalet Ibrahimovici

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, e ka komentuar ndeshjen e parë të Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katar 2022” ndaj Suedisë.

“Timonieri” i Gjilanit i është rikthyer edhe njëherë faktin që Superliga e Kosovës nuk po bën pjesë ne planet e përzgjedhësit Bernard Challandes.

Munishi vlerëson se në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Lituanisë të fituar nga Kosova me rezultat 4:0 në Prishtinë, ka mundur të jetë prezent edhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili në 26 ndeshje të këtij edicioni i ka realizuar po aq gola.

“Gjysma e reprezentacionit është produkt i Superligës duke nisur nga Rashica, Rrahmani, Muriqi e mos t’i përmend të gjithë me radhë. Kam thënë edhe më herët se vazhdon të nënçmohet Superliga e Kosovës. Në ndeshjen e fundit ndaj Litanisë ka mundur të jetë edhe Mirlind Daku. Kanë mundur të aktivizohen edhe portierët Visar Bekaj apo Betim Halmi”, tha Ismnet Munishi për ATV, përcjell Zeri.info.

Në pyetjen se si mund të ndalet ylli i Suedisë në Prishtinë, Zlatan Ibrahimoviq, Munishi e dha një përgjigje epike.

“Mendoj se trajneri duhet të punojë në aspektin ekipor. Ibrahimoviqit duhet t’i ndërpritet oksigjeni më herët dhe jo të shpërbehet shumë më topa”.

Ballafaqimi Kosovë – Suedi zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tri ditë më pas (31 mars), Kosova është mysafire e Kombëtares së Spanjës së Sevillë.