Munishi ‘vajton’ portierin, ja arsyeja

Atmosferë, po. Kushte të mira për punë, po. Synime për të dal në vend të parë, po. Hajvalisë së drejtuar nga Ismet Munishi nuk po i mungon asgjë.

Por, Munishi ka një brengë. “Kam filluar të shqetësohem për portierin Ilir Avdyli, pasi që sipas meje, nuk do të ketë punë aspak në ndeshje sepse mbrojtja ime do të jetë ‘guri’. Avdyli nuk do të mund as të kryejë nxemje. Duhet të vishet trashë sepse do të mërdhihët. E kemi mbrojtjen më të mirë në Ballkan dhe do t’i thyejmë të gjitha rekordet“, tha me shaka Ismet Munishi për Gazetë ‘Olle’.