Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën dhe cili është gjyqtar është i mirë kur do të referojë

Prishtina po bënë senazacion në këtë fillim pranvere.

Skuadra kryeqytetase së fundmi ka triumfuar kundër Dritës në një duel që u komentua shumë, shkruan Gazeta Olle.

Së fundmi rreth fitores së gjilanasëve ka folur edhe trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi në emisionin “Direkt” në ATV.

Sipas Munishit, Drita aktualisht po i ka disa probleme.

“Prishtina është në formë të mirë dhe me plotë meritë triumfoi, Drita ka probleme me lëndimet dhe me futbollistë që janë rikthuer nga lëndimet”- tha fillimisht trajneri.

I ashtuquajturi “Baba” dha analizën e tij edhe në rastin kur lojtari i Dritës, Henry Onoka u ndëshkua me karton të kuq.

“Futbollisti i Dritës që është hy në duel me Shillovën është dashur vetëm ta ngadalësojë atë që më pas Blakqori të intervenoj dhe ta largoj topin, siç po shihet me të drejtë është kartoni i dytë i verdhë e rrjedhimisht edhe i kuq. Kur don ky Tefik Maloku me referu është padyshim referi më i mirë, por është problem që të dëshirojë të referojë. Këtë herë kanë qenë këto dy ekipe kundër njëra-tjetrës dhe i ka ra drejtë, ka referu mirë” – përfundoi ai.