Trajneri më i mirë në Kosovë për vitin 2014, Ismet Munishi nuk është aspak i kënaqur me ndyshimin e rregullores dhe për këtë ai ka sulmuar FFK-në. “Badihava e keni, ndërroni rregullore, boni çka të doni, por Feronikeli kampion do të jetë. Urime Gani Sejdiu, urime lojtarët, kryesia e Feronikelit. Me plot meritë jeni kampionë”, ka shkruar Munishi.
“Po ju numërohen ditët oj FFK e korruptuar, o hajna, o të pa fytyrë. Këta matrapazë rrinë natën duke pirë birra ‘Peja’, ia mohuan titullin Feronikelit. Marre për FFK-në”, ka përfunduar ish-trajneri i Llamkos Kosovës.
Feronikeli me rregullat e sezonit të kaluar do të ishte dashur të shpallej kampion, pasi në sezonin e kaluar janë llogaritur vetëm dy ndeshjet e rrethit të parë dhe të dytë, kur skuadrat mbesin me pikë të barabarta, ndësa tani llogariten të tri ndeshjet.
Nikli ka gjashtë pikë më shumë se Besa.