Munishi pyet pse po i tutni kundërshtarëve, Limani thotë se vetëm frika i mungon Dritës

Një debat mjaftë interesant u zhvillua në emisionin “Direkt” në ATV.

Aty u diskutua rreth takimeve të kësaj mesjave në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Olle.

Një bisedë shumë interesante ishte edhe ajo mes Ismet Munishit dhe kapitenit të Dritës, Ardian Limanit.

“Pse po i tutni kundërshtarëve? Unë kam prit që ju edhe me fitu këtë ndeshje dhe me sulmu Prishtinën në shtëpi të tyre, keni lujt ndeshje të mirë me Prishtinën dhe me Llapin duke shfrytëzuar në maksimum kualitetet tuaja, tani po duket se po keni frikë pak” – e pyeti Ismet Munishi.

“Kur je kan ti jena tut kapak, por tash jo. Se kemi problem frikën, vetëm ajo na mungon. Pikë së pari, Kastrioti ka pasur disa probleme fizike dhe ka ushtruar vetëm pak e pastaj trajneri e ka lënë në stol. Unë nuk di çfarë të themë në këtë aspekt pasi që trajneri vendos dhe jo ne”- përfundoi Limani..