Munishi për top sulmuesin e Superligës: Edhe pse shënojke kundër meje, e du fort

Ismet Munishi e pati dje rastin të takohet me një mik të tij nga futbolli kosovar.

Ai si gjithmon ishte panelist në emisionin sportiv “Ekipa A” teksa këtë herë ai aty e gjeti edhe sulmuesin e Dritës, Kastriot Rexhën.

Trajneri karizmatik shfrytëzoi rastin për të bërë një fotografi me sulmuesin e për ta publikuar më pas atë në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

“Edhe pse shenojke kunder meje e du fort. Supersulmuesi Kastriot Rexha”- shkroi Munishi në profilin e tij.