Munishi: Nuk dorëzohemi për titull

Skuadra e Hajvalisë nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi 0:0 ndaj Dritës.

Pas ndeshjes trajneri Ismet Munishi, për SuperSport Kosova, është i kënaqur me lojën e ekipi të tij.

“Jam i kënaqur me ekipin tim, presion e bëri të vetën ne kemi për të luftuar deri në fund për titullin e kampionit. Nuk jemi dorëzuar as lojtarët as shtabi teknik e as kryesia. Më pëlqeu ndeshja kishim disa raste dhe aksione”, u shpreh Munishi.