Munishi: Ne dhe 89-shi luajmë futbollin më të bukur

Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi, deklaroi pas fitores 4:2 ndaj Trepçës ’89, se skuadra e tij dhe kundërshtari i sotëm, luajnë futbollin më të bukur.

Pesë gola në këtë sfidë u shënuan vetëm në pjesën e parë. “Hajvalia e Trepça ‘89 janë dy skuadrat që luajne futbollin më të bukur. Në pjesën e parë të dyja skuadrat luajtëm pa kalkulime duke sjell shumë aksione të mira, gjë që e bëri ndeshjen të duket jashtëzakonisht bukur. Ne në këtë periudhë i konkretizuam rastet edhe pse shumë lehtë ajo ka mundur t’i takojë 89-shit”, deklaroi Munishi pas ndeshjes.

Ai ka lavdëruar pas takimit edhe Përparim Islamin, mbrojtësin e djathtë të tij, i cili shkëlqeu në ndeshjen e sotme. (Gazeta Olle)