Munishi: M’u hakmor Vokrri

Ismet Munishi ka deklaruar se dënimin ia ka shqiptuar kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, e jo Komisioni Disiplinor.

“Kjo po shihet, dhe të gjithë e dinë se që ky vendim është hakmarrje ndaj meje nga kryetari i FFK-së, të cilit nuk dua as t’ia përmendi emrin. Do të vjen dita se edhe atë dhe FFK-në do t’i dënojë dikush. Ai njeri i ka krejt Komisionet në dorë dhe qysh dëshiron ai merren vendimet”, deklaroi për “Zërin” Munishi.

“Unë do të vazhdojë ta udhëheq nga tribunat Hajvalinë, bile po shihet më mirë nga lartë. Mendova të jap dorëheqje dhe të shkojë në FFK për t’ua kërkuar rrogat atyre, por nuk shkova se aty vjen shumë erë e keqe. Nuk besoj që do të ankohem, sepse nuk ki ku të ankohesh në Komisionet e dirigjuara”, potencoi Munishi.