Munishi: Ministri tifoz i Besës, ndikon në qarqet e larta të futbollit

Ismet Munishi e ka komentuar ndeshjen ndërmjet Besës dhe Hajvalisë në “Sports Show”, duke theksuar se jo rastësisht Ministri i Sportit, Kujtim Shala, ishte i pranishëm në stadium.

“Besa fitoi falë një penalltie e cila ishte shumë e lehtë. Pastaj, Ministri i Sportit rastësisht nuk ishte në stadium. Ai është një tifoz i Besës dhe kështu bën ndikim të madh në qarqet e larta të futbollit”, tha Munishi.

“Kam mësuar shumë në aventurën te Hajvalia dhe mund të them që tash e tutje nuk do të bëhem kurrë trajner i një skuadre që nuk ka tifozë. Për shembull, kur kam qenë te Llamkosi e kam pasur prapa tifozërinë “Forca”, e cila më ka mbështetur në çdo gjë”, shtoi Munishi.