Munishi: “Luajtëm në fushë patatesh”

Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi, ka qenë i indinjuar me fushën në të cilën skuadra e tij luajti sot. Ata u mposhtën 2:1 në “Demush Mavraj” nga Istogu. Të dy golat e parë në ndeshje u shënuan pas gabimeve të portierëve, e që erdhën nga balta e krijuar.

“Këtu ishte fushë patatesh. Nuk ka faj Istogu, kanë faj ata që nuk i kanë rregulluar, instancat më të larta duhet të marrin masa. Sa i përket lojës, sa na lejoi fusha luajtëm. Ranë dy gola shkaku i gabimeve të portierëve. U pa që është lloç i gjallë. Penaltinë nuk e shikova a ishte apo jo. Istogut i’u uroj fitoren. ‘Luftuam’ sa patëm kapacitet. Mendoj se nuk e merituam humbjen”, deklaroi Munishi për Super Sport. (Gazeta Olle)