Munishi ironizon me Kolshin dhe Kukën

Pas deklaratës së Granit Kolshit, që një ditë më herët tha për Gazetën Olle se disa trajnerë po e teprojnë (duke aluduar në Ismet Munishin), ka reaguar menjëherë trajneri i Hajvalisë.

Munishi zgjedh rrugën e ironisë, duke thënë se Kolshi ende nuk është qetësuar për shkak se nuk e shpallën portierin e vitit në Kosovë.

“Granit Kolshi është pak i frustruar. I dëshiroj që në vitin e ardhshëm të shpallet portieri më i mirë”, tha Munishi pë Gazetën Olle.

Hajvalia është dy pikë larg Feronikelit andaj ‘Arushat’ dhe ‘Tigrat e Zi’ do të na sjellin në pranverë një luftë të ‘egër’, të tërën për ta shijuar.

Tutje, Munishi i është kundërpërgjigjur edhe mbrojtësit të Prishtinës, Viktor Kuka, i cili për gazetën nuk e ka përmendur fare Hajvalinë si pretendent për titull duke thënë se përveç Prishtinës për vendin e parë, do të ‘luftojnë’ edhe Besa, Trepça ’89 e Feronikeli. “Viktor Kuka për çdo vit i ka deklaratat e njëjta, nuk ka thënë diçka të re”, potencoi Munishi. Gazeta Olle