Munishi: Fitorja për Eminin,.. Pacolli, Ahmeti, Intelektualët, Prishtina, titulli

Ismet Munishi pas ndeshjes e ka filluar deklaratën duke ia dedikuar fitorën lojtarit të tij të lëdnuar Leart Eminit. “Kemi kuadër të madh të lojtarëve. Kemi mungesa që po na mungojnë shumë si Leart Emini dhe kjo fitore i dedikohet atij, pasi ka një lëndim më të rëndë se të tjerët dhe e pres të rikthehet. Sa i përket ndeshjes do të ketë edhe fitore të tjera. Jam i kënaqur pjesërisht me paraqitjen, pasi nuk kemi mundur të stërvisim në fushë të madhe dhe këtë e kemi bërë në fusha të vogla. Kjo ka qenë problem dhe nuk kemi mundur të komponohemi. Më gëzon fakti që lojtarët kanë një dëshirë të flaktë”, tha fillimisht Munishi.

Ai e lavdëroi aq shumë Pacollin, sa që e dërgoi të luajë në Bundesligë. “Pacolli është një lojtar që të them të drejtën nëse vazhdon kështu do të përfundojë në Bundeslgë, pasi është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka një potencial të jashtëzanokshëm si atletik, po ashtu edhe taktik dhe në ajër luan mirë. Ishte lojtar i ndeshjes sot”.

Sipas Munishit ai që e bëri diferencën në mesfushë ishte edhe asistuesi i dy golave Azem Ahmeti.  “Azem Ahtemi është një lojtar që të them të drejtën, nuk kam fjetur dy netë, prej gëzimit kur e kam marr në skuadër. Ka cilësi shumë të mëdha jo vetëm në fushë por edhe njerëzore. Është lider dhe nuk e di arsyen pse e ka lëshuar Prishtina, por kanë bërë mirë që e kanë pruar te unë”, nënvizoi Munishi.

Sipas trajnerit prishtinas, pesë pikë dallim me Feronikelin nuk janë asgjë dhe se kampionati është i gjatë. “Pesë pikë nuk janë shumë për arsye se Feronikeli dhe Prishtina kanë pasur kundërshtarë të lehtë në fillim. Drita që luajtëm ne ka një ekip të fortë me lojtarë të fortë që kanë ardhur si Mensur Limani, Armend Kastrati, Alban Shillova, Përparim Osmani dhe Faton Zejnullahu. Janë një skuadër e fortë që do t’u prishin shumë punë tjerëve, sepse po luajnë me dëshirë. Kanë një tifozeri të flaktë që më shajtën paksa edhe mua sot, po që është në suaza të lojës dhe është pjesë e lojës”.

Për ndeshjen e ardhshme me Trepcën ’89, ai thotë se do të jetë e fortë. “89-shi janë të fortë dhe këtë e tregoj edhe me Llamkosin. Kanë vullnet të jashtëzakoshëm edhe pse me lojë nuk  bindën. Kanë idividë cilësorë dhe do ta shohim. Shpresoj që do të jetë një ndeshje e mire, pasi jemi në prag të pranimit dhe vetëm me këso ndeshjesh me këso kushtet mund të arrijmë. E falënderojë Prishtinën që na ka liruar fushë është gjestë i mirë dhe vetëm kështu ec fubolli përpara”.