Munishi e pranon, Hajvalia në stres

Për herë të parë në histori të klubit, skuadra e Hajvalisë e pretendon titullin e kampionit në Kosovë. Hajvaliasit e rinisën dobët kampionatin duke u mundur nga Drenica në Skënderaj me rezultat 1:0.

Megjithatë, ata nuk e kanë ndërmend që të dorëzohen derisa ndeshjen e radhës e zhvillojnë ndaj Dritës së Gjilanit.

Trajneri Ismet Munishi, e vlerëson lart këtë takim. “Drita e ka një ekip të mirë, shumë më të mirë se sa vitin e kaluar. Drita ka emër në futbollin e Kosovës, dhe për futbollin e Kosovës, na duhet një Dritë e fortë që të ketë kualitet dhe që e prodhon garën kualitative, dhe vet kaulitetin”, ka thënë Ismet Munishi për Gazetën ‘Olle’.

Gjatë ditës së sotme, nëpërmjet gazetës tonë, janë ‘ngacmuar’ me deklarata Përparim Islami (Hajvalia) dhe Shqipërim Kelmendi (Drita). “Iu ka hije lojtarëve kryesor të Dritës që të flasin, kapitenit Artan Latifi, Armend Kastratit, Mensur Limanit. Mirëpo, edhe Kelmendit nuk ia zëmë për të madhe sepse po dëshiron që ta bëjë ndeshjen interesante me deklarata. Mund të them se ne jemi paska në stres sepse ndaj Dritës, do të fillojë seria e fitoreve e cila do të jetë goxha e gjatë”, përfundoi trajneri më i mirë për vitin 2014 i shpallur nga FFK-ja, Ismet Munishi.