Munishi drejtuar Zymberit: Mos më kallxo për ndeshje, veç për volejboll

Një debat mjaftë i zjarrtë po zhvillohet në emisionin “Kampionët” në Kanal10, raporton Gazeta Olle.

Ismet Munishi po fliste rreth paraqitjes së skuadrave në evropë, teksa ndërhyri edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

Munishi po thoshte se skuadra e tij mund të vrapoj dhe të luaj si e barabartë kundër skuadrave në Champions e Europa Ligë, kur Valon Zyberi ndërhyri dhe e pyeti trajnerin se a i ka shikuar lojët.

Në atë qast përsëri goditi Munishi duke përqeshur përsëri të kaluarën e drejtorit sportiv të Dritës.

“Mos më kallxo për ndeshje ti, fol për volejboll, te kryj unë pastaj vazhdo”- i tha Munishi, Zymberit.

“Ti ishe refer i volejbollit vlla, ti kur flet për futboll me mua duhet me pas pak rrespekt, mos u bë arrogant je djal i ri, rrespekt pak”- tha tutje Munishi.