Munishi: Do të tërhiqemi nga garat, vendimi i kryesisë

Pas ndeshjes trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi ishte shumë i nervozuar me gjykimin e Artan Tahirit, ndërsa tha se kryesia ka marrë venidim të tëhiqet nga garat.

“Kryesia e klubit ishte e pranishme në stadium dhe ka vendosur që të tërhiqemi nga garat. Këta njerëz që po i bëjnë këto gjëra, le të luajnë vetë dhe të bëjnë çfarë të dojnë. Hajvalia është dëmtuar edhe në vjeshtë”, pohoi Munishi.