Munishi: Disa klube po tregojnë amatorizëm

‘Timonieri’ i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, vlerëson se disa klube në Shqipëri po tregojnë amatorizëm kur po deklaron se disa lojtarë po u vetëofrohen.

Shkas për një gjë të tillë është bërë fakti se Tirana është deklaruar se futbollisti kosovar, Daut Kuqi i është ofruar 24-herë kampionëve të Shqipërisë. “Klubet të cilat deklarohen me fjalët se vetëorfohet lojtari ‘X’ ose do të marrim lojtarë nga këto shtete, në një formë apo tjetrën, zbulojnë gjëra intime ose mburren pa kuptim gjatë ‘merkatos’, tregojnë amatorizmin e vet duke i shëruar komplekset dhe arsyetuar mos rezultatet momentale që i kanë njerëzit që punojnë në ato klube. Kjo vlen shumë për disa klube në Shqipëri që janë me emër. Më erdhi shumë keq që pash disa deklarata amatoreske. Politika e klubit bëhet më punë dhe mbahet sekretet, punohet me sens të veçantë dhe me shumë kujdes, jo me tupan”, ka shkruar trajneri i Hajvalisë në një postim në rrjetin social ‘Facebook’. /Olle/