Mungon sulmuesi kryesor i Andorrës ndaj Kosovës

Andorra do të jetë pa sulmuesin kryesor për ndeshjen kualifikuese të Evropianit kundër Kosovës.

Sulmuesi Berto Rosas shënoi gol kundër Kosovës në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues për Evropian në barazimin 1:1 në “Fadil Vokrri” më 28 mars, ka telashe fizike.

Rosas, do të mungojë për arsye se ka shqyerje të muskulit dhe do të jetë jashtë fushës për dy muaj e gjysmë. Mediat në Andorrë kanë shkruar të mërkurën se Rosas është lënduar në barazimin pa gola kundër Bjellorusisë më 9 shtator dhe do të mungojë.

Përveç tij do të mungojnë edhe Albert Alavedra dhe Joel Guillen. Alavedra është tërhequr për arsye personale, kurse i lënduar është edhe Guilleni.

Ndeshja ndërmjet Andorrës dhe Kosovës i takon Grupit I kualifikues dhe zhvillohet të enjten nga ora 20:45.

Shqipëria luan sot ‘finalen’ e parë kundër Çekisë

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Kosovë – Izrael