Besir Ramadani është ndëshkuar me karton direkt të kuq në fundin e ndeshjes ndaj Ferizaj.
Ishte një duel shpejtësie me Albion Kurtajn, i cili arriti me zgjuarsi të largonte shkupjanin nga loja para kohe, shkruan Gazeta OLE.
Gjilani humbi ndeshjen ndaj Ferizaj në shtëpi me rezultatin 1-2, por ky nuk është lajmi më i keq i kuqebardhëve.
Qendërmbrojtësi më në formë te ‘Skifterët’ do jetë jashtë për ndeshjen ndaj Llapit dhe Ballkanit.