Mundohet të kapë topin, qeni futet në fushë dhe “driblon” lojtarin

Në sfidën e Premier Ligës boshnjake midis Slobodës dhe Posusjes e cila përfundoi në barazim 1-1, e vlefshme për javën e 10-të, ka ndodhur diçka gazmore.

Në minutën e 2 të takimit një qen ka hyrë në brendësi të fushës dhe ka shkuar në drejtim të topit për ta kapur dhe luajtur me të.

Ndërkohë që një futbollist mundohej që ta kapte topin nuk mundi dot pasi qeni e “dribloi” lojtarin. Një moment humoristik në futboll.

Në Premier Ligën boshnjake, Sloboda renditet në vendin e 4 në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Posusje klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 7 pikëve./Panoramasport.al

Portieri i njohur mund të bëhet shok skuadre me Zhegrovën shumë shpejt

Ky është orari i meçit Florian Marku – Maxim Prodan