Mundësit synojnë medalje në Bursa

Mundësit më të mirë të Kosovës do të marrin pjesë në turneun “Ballkan Wrestling”, që zhvillohet në fundjavë në Bursa të Turqisë. Mundësit janë të përgatitur për këtë turne dhe synojnë medalje në këtë garë të fortë.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mustafë Syla për këtë turne ka përzgjedhur këta mundës: Drilon Syla (50 kg), Ramiz Hunel (60 kg), Alban Delijaj (66 kg), Arlind Curri (74 kg) dhe Sabri Curri (96 kg), ndërsa jashtë listës është mundësi më i mirë Dardan Syla, i cili është i lënduar”, thuhet në informatën e Federatës së Mundjes së Kosovës.