Mundësi e shkëlqyer për klubet kosovare, Besart Ibraimi në verë mbetet futbollist i lirë

Mundësi e artë për klubet që kërkojnë një sulmues të spikatur.

Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit elitar në Maqedoninë e Veriut në merkaton e verës do të jetë agjent i lirë. Besart Ibraimi ka vendosur të përfundojë qëndrimin e tij te Xanthi (Ksanti) i Greqisë.

Lojtari me më shumë gola në historinë e Shkëndijës së Tetovës ka kontratë me grekët deri në mbyllje të këtij sezoni, por ndarja tashmë është vendosur pasi që Xanthi humbi gjasat për të siguruar një pozicion që mundëson inkuadrim në elitën e futbollit të Greqisë.

Si pasojë drejtuesit logjikisht në këtë periudhë pa gjasa për avansim më lartë, mundësi për lojë do t’ju japin futbollistëve më të ri nga akademia, ndërsa Ibraimi mendon për veten në tjetër mjedis.

Ish-reprezentuesi i Maqedonisë edhe pse ka kontakte me ekipe nga Greqia e Qipro, në plan ka të jetë më afër familjes, ndërsa duket interesant për ekipe nga vendi, Shqipëria dhe Kosova dhe merkatoja e verës do të jetë mundësi e artë për klubet që pretendojnë të përforcojnë sulmin me një lojtarë të spikatur me parametra zero.

Besart Ibraimi ka një karrierë të pasur duke u paraqitur në vend me Napredokun, Renovën dhe Shkëndijën, ndërsa jashta vendit ka qenë pjesë e Schalkes në Gjermani, Sevastopolit, Tavriyas dhe Meralurh Zaporozhies në Ukrainë, si dhe Enosis e Ermis në Qipro.

Roma barazon në fund dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Konferencës

Eros Grezda flet për marrëdhënien që kishte me Steven Gerrard, thotë se shpreson që anglezi ta zëvendësojë Kloppin te Liverpooli