‘Mund të përfundojmë para Cityt’

Mesfushori spanjoll i Manchester United, Juan Mata, beson se me formën në të cilën është duke kaluar ekipi i tij në ndeshjet e fundit do të mund të arrijë pozitën e dytë në fund të edicionit.

“Ne jemi dy pikë prapa nga Manchester Cityt. Unë mendoj se ne mund të arrijmë të kalojmë Cityn dhe në fund të mbyllim sezonin në pozitën e dytë. Nëse arrijmë të fitojmë ndeshjen direkte përballë Cityt, besoj se do të mbyllim edicionin para tyre”, deklaroi Mata.