Muller: Kam marrëdhënie të mira me Van Gaalin

Sulmuesi i Bayernit, Thomas Muller ka zbuluar marrëdhënien e tij të fortë me Louis Van Gaal, por ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit në Manchester United.

“Van Gaal dhe unë kemi marrëdhënie të mira, gjë që është normale për një lojtar dhe një trajner. Sidoqoftë, unë kam kontratë me Bayernin deri në vitin 2017”, deklaroi Muller për ‘The Independent’.

Muller dhe Van Gaal kanë punuar te Bayerni, kur ky i fundit ishte trajner.