Muller flet për shortin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller e ka pranuar se skuadra e tij kaloi mirë duke u tërhequr si kundërshtar i Portos në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller e ka pranuar se skuadra e tij pati fat duke u tërhequr si kundërshtar i Portos në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Ka mundur edhe më keq”, deklaroi shkurt Muller.

Ylli gjerman është golashënuesi më i mirë i Bayernit në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Bayern është favorit ndaj Portos por trajneri Pep Guardiola ka kërkuar nga futbollistët e tij që të kenë kujdes nga kundërshtari.