Muja vazhdon shkëlqimin, tjetër gol në Superligën e Belgjikës (Video)

Arbnor Muja ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e gjigantit belg Royal Antwerp.

Ish-sulmuesi i Dritës ka realizuar gol në derbin ndaj Standard Liege.

Muja shënoi golin e dytë në këtë sfidë në minutën e 29-të pas asistimit nga Ekkelenkamp duke ngritur epërsinë e Antwerpit në 2-0.

Për mitrovicasin ky ishte goli i dytë në elitën e futbollit belg. /Gazeta Olle/

​Mori stemën e FIFA-s, gjyqtarja Rita Vehapi rrëfen rrugën drejt suksesit

Gundogan nuk rinovon kontratën me Cityn, drejt transferimit te Barcelona