Muja realizon gol në Ligën e Kampionëve

Antwerp po luan në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Arbnor Muja ka startuar në këtë ndeshje, ku ka arritur të shënojë që në minutën e tretë.

Sulmuesi anësor mori një top nga e djathta dhe me një driblim të bukur kaloi një kundërshtarë për të gjetur pastaj rrjetën me një goditje me të majtën.

Ky ishte goli i parë i Mujës në Ligën e Kampionëve në karrierën e tij.

Të mos harrojmë se Muja në vitin e shkuar kompletoi transferimin e tij te Antwerp nga Drita.

https://twitter.com/vartatico/status/1709611988156813338?t=HIWpII1qwFY5ksKhzjHl7A&s=19

 

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas javës së shtatë: Dinamo sundon Grupin A, Prishtina e Re dhe Ulpiana në Grupi B

Edi Basa i Gjilanit rrëfehet për mediat kroate në lidhje me Superligën e Kosovës, kushtet dhe ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb