Sulmuesi anësor i Antwerpit, Arbnor Muja, është ftuar për herë të parë te Kosova, gjë që e ka bërë krenar.
Ai ka folur pas stërvitjes së fundit para nisjes për në Izrael, ku ka thënë beson në grupin që kanë dhe presin rezultat pozitiv.
“Është hera e parë që jam me ekipin kombëtar. Është një ndjenjë shumë e mirë të jem pranë këtyre lojtarëve, pranë kombëtares dhe vendit që jam rritur. Ndihem shumë i privilegjuar të jem në këtë mes”.
“Është një ndjenjë të cilën kam pritur ta përjetoj edhe më herët mirëpo s’ka qenë koha e duhur, por tash mendoj se është diçka fenomenale”.
“Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh dhe të dëshmuar edhe në ekipet e tyre, derisa bashkë me stafin e trajnerëve po përgatitemi shumë mirë për ndeshjet kundër Izraelit dhe Andorrës. Besoj në këtë grup dhe në rezultate pozitive në të dyja ndeshjet”, ka thënë Muja për faqen zyrtare të FFK-së.
Kosova luan të shtunën në Tel Aviv ndaj ndaj Izraelit nga ora 18:00. /Gazeta Olle/