Muja: Goli do të ishte qershia mbi tortë, jam i lumtur dhe kam liri të shprehem

Shqipëria fitoi me shifrat 3-0 ndaj Çekisë duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Euro 2024. Pas kësaj sfide në emisionin “Kuqezi” foli Arbnor Muja. Sulmuesi theksoi se i erdhi keq për golin e anuluar megjithatë shtoi se rëndësi për të ka suksesi i kombëtares.

Goli i anuluar? “I lumtur për fitoren se vuajtëm shumë, goli do të ishte qershia mbi tortë, por prapë jam i lumtur. Ka qenë një fantastik për mua duke luajtur edhe në Champion League, për kombëtaren falenderoj stafin dhe grupin se ndjehem si në shtëpi dhe prandaj përformoj mirë. Jemi një grup i vërtetë dhe kam liri të shprehem.

Kur u anulua goli shkova te arbitrit dhe pyeta edhe stolin nëse ishte offside, u ndjeva pak i zhgënjyer por fituam 3-0 dhe pak rëndësi ka”, u shpreh Muja. /supersport.al/

Seferi: I lumtur me fitoren, kam parë kritikat por përgjigja ime ishte në fushën e lojës

Asani dhuron spektakël me deklarata, premton surpriza në të ardhmen