Muja flet për aventurën te Drita dhe ndeshjen me Feyenoordin

Drita ka kaluar në rundin e dytë të Ligës së Konferencës pas fitores ndaj Deçiqit të Tuzit.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, u kualifikua në rundin e dytë me rezultat të përgjithshëm 3-1 ndaj skuadrës së Mali të Zi.

Drita në rundin e dytë të kësaj gare do të takohet me skuadrën e njohur holandeze, Feyenoord Rotterdam.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 22 korrik në Prishtinë, kurse ndeshja kthyese do të luhet me 29 korrik në Roterdam.

Njëri ndër transferimet më të mëdha te kjo skuadër, Arbnor Muja ka folur para kësaj ndeshje për GazetaBlic Sport.

Muja ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në dy ndeshjet e para me këtë skuadër dhe tashmë po konsiderohet si njëra ndër transferimet më të qëlluara në futbollin kosovar.

“Ndjehem shumë mirë se kam pritur një debutim të tillë, jemi në raundin tjetër dhe jam shumë i lumtur për këtë arritje”.

“Ne si kundërshtar kemi një ekip shumë të fortë siç është Feyenoordi, do të japim maksimumin në këtë takim, shpresoj të bëjmë befasinë dhe të arrijmë atë që nuk ka arritur asnjë skuadër kosovare“, tha Muja.

Rey Manaj drejt transferimit në elitën e futbollit portugez

Shënoi gol në miqësore me Chelsean, kampionët e Evropës e shpërblejnë Armando Brojën