Muja: Faleminderit Drita për mundësinë që të transferohem në Evropë

Arbnor Muja u zyrtarizua sot si transferimi më i ri i skuadrës së madhe belge, Royal Antwerp. 

Gazeta Olle kishte raportuar ekskluzivisht për arritjen e akordit të futbollistit të Dritës me Antwerp.

Skuadra gjilanase i dha mundësinë Mujës që brenda një viti të paraqitet dy herë në Evropë dhe ai shkëlqeu duke siguruar kontratën e ëndrrave për të kaluar në Evropë.

Anësori i ri i Antwerp ka reguar për herë të parë pas zyrtarizimit, duke e quajtur kalimin te Antwerp si një ëndërr të realizuar.

Muja ka falënderuar në veçanti klubin e Dritës dhe tifozët “Intelektualët”, por edhe të gjithë ata që e kanë mbështetur nga fillimet e tij.

Postimi i plotë nga Arbnor Muja: 

Faleminderit familja e madhe FC DRITA!

Është emocion i madh të shkruash për një ndarje, emocion akoma më i madh është kur nga ky klub po realizoj një ëndërr që shpresoj ta jetësoj deri në fund të karrierës time.

Për rrugëtimin tim deri këtu dua të falendëroj gjithë ata që më kanë mbështetur, klubin FC Drita, presidentin e drejtuesit e klubit, trenerin Ardijan Nuhiji, stafin e trenerëve dhe stafin mjekësor, bashkëlojtarët dhe të gjithë punëtorët e tjerë të klubit.
Gjithashtu dua të falendëroj ata që më kanë dhënë zemër gjithmonë në fushë, INTELEKTUALËT, faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë, nga sot keni dhe një anëtar të ri në mesin tuaj, gjithmonë do jem përkrahës i Dritës.

Për fund dua të falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe më kanë mbështetur që nga dita e parë, uroj të ju bëjë krenar gjithmonë.

Me respekt,
Arbnor Muja

/Gazeta Olle/ 

Kosova U18 vazhdon me humbje

Edicioni i ri në Premier League, kjo shihet si skuadra më favorite për ta fituar titullin