Muja do të debutoj sonte në Champions League kundër Barcelonës

Futbollisti Arbnor Muja do të debutoj sonte në Champions League kundër Barcelones.

Pas triumfit me klubin e tij, Antwerp ndaj AEK ata u kualifikuan në grupet e Championsit dhe sonte do të ballafaqohen me Barcelonën, me fillim nga ora 21:00.

Klubi belg luan këtë ndeshje pas fitores në kampionatin e Belgjikës, kundër Westerlo në të cilën Muja arriti të asistoj dhe të shënoj gol, duke u përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës shkruan Gazeta OLLE,

Kujtojmë se Muja ka debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë dhe momentalisht gjenden në pozitën e parë duke pasur shanca reale të kualifikimit në Euro 2024.

Antwerp gjendet në grup me Barcelonën, FC Porto dhe Shakhtar Donetsk.

/Gazeta OLLE/

Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi, sonte luan nga minuta e parë

Nagelsmann pritet të zyrtarizohet si selektor i Gjermanisë