Muharrem Sahiti përkrahë çlirimitarët

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, përmes një shkrimi u ka dalë në përkrahje çlirimtarëve të vendit tonë, të cilët sot po akuzohen për krime lufte.

Gjykata Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Krahu i djathtë i përzgjedhësit, Bernard Challandes tek Kosova, Sahiti, i është bashkuar përkrahjes së FFK-së, KOK-ut, FBK-së, dhe federatave tjera sportive, që iu kanë bashkuar përkrahjes.

“Po akuzohen padrejtësisht, ata që patën rolin vendimtar në luftë dhe që ndërtuan paqën, në të cilën na e mundësuan të jetësojmë ëndrrat tona edhe ne sportistë. Po akuzohen jo vetëm padrejtësisht, por edhe palogjikshëm ata që mbrojtën pragun e shtëpisë së tyre dhe që sakrifikuan gjithçka për ne. Me luftë na e sollën lirinë, kurse në paqë ishin krahu dhe mbështetja jonë kryesore për ta lartësuar emrin e Kosovës”, ka shkruar Sahiti, raporton Gazeta Olle.

“Prandaj, përtej çdo gjëje tjetër sot, edhe unë ashtu siç besoj çdo qytetar i Kosovës, rreshtohem pas presidentit, Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarit e shokut të tij të luftës, Kadri Veseli, duke besuar fuqishëm në pafajsinë e tyre që përfaqësonë në mënyrë të të denjë kauzën dhe luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet më tej në mesazhin përkrahës së Sahitit.