Muhamet Ramadani fantastik, kualifikohet në finalen e disiplinës hedhje e gjylës 6 kg

Atleti ynë Muhamet Ramadani, është kualifikuar në finalen e disiplinës hedhje e gjylës 6 kg, në Kampionatin Botëror U-20, që po mbahet në Nairobi të Kenisë.

Ramadani shënoi rezultatin më të mirë sot 18.89 metra, që e rendit me kohën e katërt më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit.

Mirëpo, marrë parasysh rezultatin më të mirë personal (19.92 m.) të kampionit të Evropës U-20, Ramadani ka shpresa që ta përmirësoj rezultatin e tij dhe të fitojë medalje në finalen e nesërme.

Gara e nesërme nis në ora 14:20 me kohën tonë lokale.

 

Për triumfin e Llapit në Superkupë shkruajnë edhe mediat në Meksikë

Driton Kuka: Qendra nacionale e xhudos po lëshon shtat, ky sport të futet në sistemin edukativo-shkollor