Muhamet Hyseni sot vizitoi për herën e fundit skuadrën e Llapit

Ish-sulmuesi llapjan, Muhamet Hyseni sot ka vizituar për herë të fundit folenë në të cilin u bë i njohur.

Autori i 26-të golave në Superligën tonë për edicionin që lam pas, do transferohet në Danimarkë, shkruan Gazeta OLLE.

Para nisjes për te klubi i ri, AC Horsens, Hyseni është përshendetur nga afër me pjesën e skuadrës llapjane, ku e pritën në mënyrë fantastike.

Vëmendja do jetë te sulmuesi dardan edhe te skuadra e re, pasi që do monitorohet forma e tij nga përzgjedhsi Foda.

SC Gjilani godet përsëri në merkato, nënshkruan me Rrahmanin

Shaqiri shënon gol të jashtëzakonshëm