Muçiqi: Idrizi ka bërë gjëra të fëlliqta sa ishte te Prishtina, ja si më sulmoi

Përfundimi i ndeshjes Ferizaj – Prishtina (0:1) nuk ka qenë edhe aq i mirë.

Nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi, thotë për Gazetën ‘Olle’ se mbrojtësi i Ferizajt, Mirsad Idrizi, e ka sulmuar verbalisht pas ndeshjes.

Idrizi në të kaluarën ka luajtur për Prishtinën. “Pas përfundimit të ndeshjes, Mirsad Idrizi është vërsulur në drejtimin tim duke më thënë fjalë të ulëta. Intervenuan shpejt forcat e policisë dhe sigurimi, dhe e futën në teshatore”, thotë Afrim Muçiqi për Gazetaolle.com.

Tutje, Muçiqi pohon se nuk ia vlen që të ai merret me Idrizin. “Ne e kemi bërë vite më parë Mirsadin kapiten të Prishtinës. Nuk ia vlen që unë të merrem më të”, potencoi Muçiqi.

Në pyetjen se a ka ndonjë motiv që ka ndodhur një gjë e tillë, Muçiqi deklaroi se Idrizi ka bërë gjëra të fëlliqta te Prishtina. “Ndoshta nuk e dini por në kohën sa ka qenë në Prishtinë ai ka bërë gjëra të fëlliqta. Unë jam ai që e kam larguar. Kurrë më nuk do të jetë në Prishtinë”, përfundoi Afrim Muçiqi.