Mrekulli në La Liga, portieri i Sevillës shënon gol në minutën e fundit për t’i siguruar barazimin ekipit të tij (Video)

Portieri i Sevillas, Yassine Bounou apo i njohur vetëm si Bono ia ka siguruar një pikë ekipit të tij në udhëtim te Real Valladolid.

Real Valladolid dhe Sevilla kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Fabian Orellana (44’) për vendasit dhe Bono (90+) për mysafirët ishin shënuesit e golave.

Megjithatë, befasia e madhe dhe lajmi i gjithë kësaj është se Bono është portieri i Sevillas.

Goli i Bonos i shënuar në minutat shtesë dhe sigurimi i një pike për Sevillan po cilësohet si një mrekulli në futboll.

Ky gol i shënuar nga portieri ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, duke ‘pushtuar’ të gjitha me shkrime dhe postime rreth tij. /Gazeta Olle/