Mposhti koronavirusin, prezantuesja sportive i rikthehet ekranit

Moderatorja sportive, Lei Kraja, zbuloi disa javë më parë se ishte infektuar me COVID-19 dhe për këtë arsye u detyrua ta drejtonte emisionin nga shtëpia.

E pas karantinimit ajo ndau lajmin e mirë, duke treguar se tashmë e kishte fituar betejën e vështirë me virusin. Moderatorja zgjodhi të dielën e pushimit për të takuar njerëzit e saj të afërm, duke ndarë dhe një mesazh për ndjekësit e shumtë si moderatore sporti që është.

“Pas ndarjes nga COVID-19! Nuk do të më mungosh”, shkroi ajo poshtë fotos që publikoi në “Instagram”.Image