Mposhtet edhe Akil Gjakova

Akil Gjakova është mposhtur nga italiani Fabio Tabasile në rrethin e dytë për kategorinë deri në 66 kilogramë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Kazan të Rusisë.

Më herët u mposht edhe Distria Krasniqi ndërsa kampionia e botës, Majlina Kelmendi është kualifikuar për rrethin e tretë pasi mposhti ukrainasen Oleksandra Storkovan.