Mposhtet Drita, kjo skuadër siguron finalen e madhe të Superligës

Është kompletuar finalja e madhe e Superligës së Kosovës në volejboll.

Kështu, pas M-Technology, KV Skenderaj pritet të jetë finalisti i dytë, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra nga Skenderaj sot mposhti në gjysmëfinale ekipin kampion aktual, Dritën.

Në një ndeshje të ‘zjarrtë’ vashat ‘kuqezi’ anise humbën setin e parë, arritën të bëjnë rikthim të madhë duke triumfuar në fund me rezultatin 3:2.

M-Technology – Skenderaj, pritet të zhvillohet pas pak ditësh./Gazeta Olle